Kafe nga roboti
Autori: Gazeta inFokus
11:52 | 22 December 2018
Ka shumë vende ku mund të pish kafe në San Francisko. Por një lloj i ri kafeneje ofron ekspres dhe kapuçino të bëra nga një robot. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn ndaloi për të parë nëse një robot mund të bëjë vërtetë një kafe të mirë. Ky është Robin, një robot barista që mund të bëj një ose pesë kapuçino në pak minuta.
Ai punon në Café X reklama e të cilës është “Hajde për Robotin, Qendro për Kafenë”. Robin nuk lodhet, nuk merr pushim dhe e bën një kafe amerikano përherë njësoj. “Gjithmonë do të përdorë saktësisht të njëjtën cilësi kafeje, sasinë e përpiktë të qumështit ose të ujit. Temperatura është gjithmonë e njëjtë”, thotë Cynthia Yeung në CafeX.
Ky robot barista është më shumë se një makinë e çuditshme. Ai është një kombinim programacionesh – i një krahu robotik dhe algoritmesh që e aftësojnë të marrë disa porosi ndërsa sensorët e shumtë e ndihmojnë të zgjedh gotat e duhura dhe të kontrollojë furnizimet tek pakësohen. Pranë tij, një njeri ri në gatishmëri në rast se ka ndonjë problem me robotin ndërsa bisedon me klientët rreth origjinës së kafesë që përdoret.
“E shohim këtë praktikë si një bashkëpunim mes robotit dhe njeriut. Si mund të përmirësojmë produktivitetin”, thotë Cynthia Yeung. Robotët programohen gjithashtu për të patur një farë personaliteti. “Roboti ynë të përshëndet me dorë. Njerëzve iu pëlqen ky veprim. Ai bën edhe veprime të tjera… si dhe kërcen për të tërhequr klientët”, thotë Cynthia.
Çfarë mendojnë klientët për robotin?
“Deri në këtë nivel më pëlqen. Nuk e di si do të ndjehesha po të kishte më shumë robotë”, thotë Kirk Schuler. “Ka shumë punë të rëndomta që njerëzit nuk duan t’i bëjnë. Por në të njëjtën kohë robotët kanë nevojë për ndërveprim të konsiderueshëm me njerëzit edhe për të bërë një filxhan kafe”, thotë Sean Bondar.
Ndërsa ka shqetësime në rritje se robotët do t’i nxjerrin njerëzit nga puna, kjo kafene paraqet një vizion të bashkëpunimit – mes robotëve dhe njerëzve të bashkuar nga kafeja.

T� tjera
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
































