“Kafe me vaksinë” – Gastronomët kanë një kërkesë për Arben Vitin
Autori: Doresa Geci 15:37 | 22 September 2021
Nga e hëna, qytetarët të cilët ja mësyjnë kafiterive në kryeqytet duhet të jenë të pajisur me dëshmi të tillë njëjtë sikurse ata që nisen drejt Zvicrës.
Asnjë person nuk mund të hyjë në kafe apo restorant pa një dëshmi që është i vaksinuar apo që nuk ka një test PCR ose serologjik.
Kështu ka njoftuar, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë raportimit para Komisionit për Shëndetësi, shkruan Gazeta Infokus.
“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”, tha Vitia.
Derisa gastronomët thonë se kjo masë është kërkuar më herët nga ta.
Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica madje i ka quajtur të vonshëm një vendim të tillë.
“Ne faktikisht kemi propozuar shumë herët këtë masë dhe kemi qenë të vullnetshëm , qysh e kemi mbështetur fushatën vaksinimi e cila ka shkuar shkëlqyeshëm në sektorin e gastronomisë, Ne po ashtu kemi kërkuar para më shumë se një muaj që të bëhet një masë e tillë, por nuk ka pasur vullnet nga institucionet e vendit, prandaj na e shohim si të vonshme masën nga Qeveria”, ka thënë Vranica për Infokus.
Por ata kanë një kërkesë tjetër nëse fillon të zbatohet kjo masë.
“Ne kemi propozuar edhe më herët këtë masë, tash i kemi dërguar propozimin edhe Ministrisë së Shëndetësisë, poashtu edhe IKSHPK-së në rast që të bëhen kufizime të tille nuk do të ketë ndalesë për kapacitet e brendshme të gastronomisë për hapësirat e brendshme. Në rast që nuk do të ketë dëshmi do të vlejnë rregullat qysh kanë qenë më herët ku në hapësirat e brendshme sot ë jenë 5 persona në 10 metra kastorë, tavolinat të mund të ulen vetëm katër persona”, deklaroi Vranica.
Ndryshe, lokalet e gastronomisë me vendimin e fundit të Qeveris nuk iu lejohet të punojnë në hapësirat e brendshme. Qytetarët mund të shërbehen vetëm jashtë hapësirave të tyre./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...