Kadrijaj: Nuk është mirë që një shtet të dështojë para presionit të Listës Serbe
Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 13 April 2023
Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj vlerëson se djegia e veturave në veri, shantazhet dhe kërcënimet e ndryshme janë skenar i Serbisë, të cilat po realizohen përmes Listës serbe.
Ajo thotë se nuk e di nëse ka siguri që zgjedhjet e 23 prillit në veri të mbahen.
“Unë në fakt nuk e di a ka një dakordancë dhe a ka siguri që të mbahen zgjedhjet. Sepse edhe nëse është një pjesëmarrje e ulët e votuesve, këto zgjedhje nuk do të jenë legjitime dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja që Haradinaj ka kërkuar të shtyhen. Më mirë të zbrapsemi tash në një periudhë më të volitshme sesa të shkojmë dhe të dështojmë”, deklaroi ajo në Tëvë 1.
Sipas saj, nuk është mirë që Qeveria ta qojë shtetin “me dështu para presionit që po bën Serbia”.
“Prapëseprapë nëse shkojmë në zgjedhje dhe nuk kemi pjesëmarrje të votuesve, prapë do të dështojmë. Tash mbetet Qeveria të vendos, por nuk është mirë me qu vendin në situatë të tillë që një shtet me dështu para Listës Serbe dhe me dështu para presionit që po bën Serbia dhe presionit që po e bëjnë vetë serbët karshi qytetarëve të cilët janë shpreh se do të marrin pjesë në zgjedhje”, theksoi ajo.
Kadrijaj potencoi se “nëse nuk e kemi një pjesëmarrje solide, me automatizëm zgjedhjet do të shpallen të pavlefshme dhe nuk do të jenë zgjedhje legale, por do të jenë si zgjedhje ilegale”.
Zgjedhjet në veri janë caktuar të mbahen më 23 prill. Teksa Lista Serbe ka deklaruar që nuk do të kandidojnë, pasi, sipas tyre, nuk u janë plotësuar kushtet për të cilat kanë lëshuar institucionet.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit të ketë reshje l...
-
Kërkohet që të shmanget kalimi në Jarinjë shkaku i protestave në Serbi, rekomandohet përdorimi i pikave tjera kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka kërkuar qytetarëve që të evitojnë ...
-
Dervishaj: Edhe Broja e Hashim Thaçit mundet 77 herë ma mirë
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora pët deputet me numrin 77 nga Partia ...
-
NATO e gatshme të punojë me Sorensen si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Peter Sorensenin kur ...
-
“I ka plumbạt në trup, nga ballkoni i sheh vạrret e familjarëve – Kjo tregon fytyrën e karakterin e Donika Gërvallës” , Tahiri për deklaratat e ministres kundër Ramush Haradinajt
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri ka komentuar deklaratat e...
-
Tahiri pas tubimit në Istog: Këtu fitorja po ndihet fuqishëm
Kandidati për deputet me numrin 10 nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës, Besn...
-
Dakaj: LVV dhe Kurti zhgënjim i madh, programi riciklim i premtimeve të fushatave të kaluara
Gazetari Shkelzen Dakaj i ftuar në emisionin “Këndi i Debatit”, ka folur për ...
-
Dervishaj: Edhe Klina e Epërme mundet 77 herë ma mirë
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora për deputet me numrin 77 nga Partia ...
-
Vuçiq i hapur edhe për qeveri të re, edhe për zgjedhje të reja
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se do t’i nisë men...
-
Lushtaku pas takimit në Klinë: Me këtë energji, nuk ka pengesë që mund të na ndalë
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...
-
Bedri Hamza nga vendlindja e tij: Ky është rrugëtimi ynë për vendin tonë
Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me një tubim në vendlindjen e tij, në ...
-
Xhemaili: Haradinaj dëshmoi pastërtinë e UÇK-së, ministrja e Jashtme deponoi materiale kundër UÇK-së
Zëdhënësi i AAK-së, njëherit kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka publ...