Lajme

Kadrijaj i drejtohet Kurtit: Nuk je mbi shtetit, s’të lejojmë ta shkatërrosh Kosovën që e kemi ndërtu me mund e sakrificë

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 24 August 2026

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur për krizën politike aktuale në Kosovë.

Ajo i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, që të mos e bllokojë vendin, ndërsa shtoi se i njëjti të paraqitet në seancën konstituive.

“Nuk je mbi shtetin zotëri Kurti, nuk je mbi Kushtetutën zotëri Kurti, për këtë do të përgjigjesh një ditë dhe fundi do të jetë i tmerrshëm”, u shpreh ajo.

-Advertisement-

Deputetja e Aleancës shtoi se shteti i Kosovës është ndërtuar mbi mund, sakrificë dhe gjak, teksa tha se për këtë arsye, nuk do ta lejojnë partinë në pushtet “ta shkatërrojë vendin”.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy