Lajme

Kadrijaj i dhuron Kurtit fotografinë me Ernest Lumën: Shokun e lëvizjes studentore e largove nga puna, turp

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 15 Tetor 2026

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, i ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti se gazetari Ernest Luma, me të cilin kishte qenë shok gjatë lëvizjes studentore, është larguar nga puna në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kadrijaj e ka cilësuar këtë veprim si të turpshëm, ndërsa gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, i ka dhuruar Kurtit një fotografi të përbashkët të tij me gazetarin Ernest Luma.

“Ernest Luma është një gazetar me integritet dhe personalitet. Si mundet Albin Kurti shokun e vet të lëvizjes studentore me e largu nga puna? Kjo është turp, kjo është marre. Reflekto, kryeministër, se e ke pas shok, e ke shok, dhe mos i lejo këto borde dhe këta njerëz politikë me largu gazetarë që janë me integritet. Foton po ta dhuroj dhe shiko çfarë turpi po bën”, ka deklaruar Kadrijaj gjatë seancës.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy