Lajme

Kaçanik, një femër dyshohet se u dhunua për katër muaj rresht – arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 05 July 2023

Një rast i dhunimit raportohet se ka ndodhur në Kaçanik.

Policia njofton se një femër ka raportuar se përmes kanosjes dhe shantazhit është dhunuar seksualisht gjatë periudhës shkurt-maj 2023.

“Kaçanik Shkurt-Maj 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se, nga i dyshuari mashkull kosovar përmes kanosjes dhe shantazhit është dhunuar seksualisht gjatë periudhës së cekur kohore”, thuhet në raportin policor.

-Advertisement-

Pas veprimeve policore, me datën 04.07.2023 është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera