Kabineti i Kurtit mundohet t’ua shpjegojë situatën ndërkombëtarëve: Dërgojani këtë kërkesë Vuçiqit
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 11 June 2023
Nga kabineti i kryeministrit Albin Kurti, partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës u është bërë një thirrje sot, që ata t’i kërkojnë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që të mos i mbështes bandat kriminale në veri.
Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti ka shkruar në Twitter se Qeveria e Kosovës “është e përkushtuar për paqen në rajon” dhe se ajo “vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj marrëveshjes së Ohrit si marrëveshja përfundimtare e normalizimit me Serbinë”.
Dalipi shkroi se Qeveria po është “gjithashtu e përkushtuar ndaj ligjit dhe rendit dhe të drejtave kushtetuese të garantuara për çdo qytetar, përfshirë të drejtat afirmative për pakicën serbe”.
“Njerëzit janë në thelb të mirë. Shqiptarët e Kosovës, Serbët e Kosovës dhe të gjitha pakicat e tjera në Kosovë DUAN të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin. Një grusht politikanësh me qëllime të këqija nxitën gjërat dhe shkaktuan luftërat e viteve ’90 në rajon dhe pak prej tyre vazhdojnë të shkaktojnë dhunë sot. Duke mos injoruar agresorin, ne mund t’i trajtojmë në mënyrë efektive shkaqet rrënjësore të konfliktit, të promovojmë drejtësinë dhe të nxisim paqen e qëndrueshme”, shkroi ai.
Dalipi është i bindur se komuniteti ndërkombëtar dhe qytetarët që i binden ligjit në rajon e dinë se Qeveria e Serbisë “i nxiti TË GJITHA luftërat e viteve ’90 në ish-Jugosllavi:,
“Vini re ‘Qeverinë’, jo qytetarët që ishin (dhe do të jenë) të ekspozuar ndaj propagandës intensive të urrejtjes dhe nacionalizmit. Ishin Millosheviq, Vuciq & Co në vitet ’90, janë Putin, Vuçiq, Dodik & Co. tani (⬅️ gjeni emëruesin e përbashkët)”, shkroi ai.
Shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës shkroi se “autoritarizmi dhe ekspansionizmi territorial janë të lidhura ngushtë dhe bazohen në 30+ vitet e Vuçiqit në politikë – të dyja duken të përshtatshme për karakterin e tij”.
“Në vitin ’99 NATO ndihmoi në ndalimin e spastrimit etnik të Kosovës nga qeveria e atëhershme serbe. Pas çlirimit, SHBA, BE, Britania e Madhe dhe shumë vende të tjera demokratike ndihmuan Kosovën në ndërtimin e një prej kornizave ligjore dhe politikave më gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e avancuar të të drejtave të minoriteteve”, shkroi Dalipi, raporton Gazeta Express.
“Qytetarët serbë të Kosovës janë qytetarë që i binden ligjit. Ata mbështesin ligjin dhe rendin, por janë terrorizuar nga banditët e paguar nga Beogradi deri në pikën e sulmeve ndaj kujtdo që tenton aktivitet politik në interes të komunitetit kosovaro-serb që është jashtë mandatit të Beogradit”, shtoi ai.
Nga kjo, Dalipi del në konkluzionin se “përshkallëzimi i dhunës në veri koordinohet nga regjimi i Beogradit” dhe ka një thirrje ndaj partnerëve ndërkombëtarë.
“Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që t’i dërgojnë një kërkesë të qartë Vuçiqit për ta ndaluar mbështetjen e bandave kriminale, retorikës së urrejtjes dhe veprimeve subversive që rrezikojnë paqen dhe rendin në Republikën e Kosovës”, shkroi ai.
Qytetarëve në veri, Dalipi tha se u bëjnë thirrje “që ta promovojnë demokracinë tonë tashmë të lulëzuar, diversitetin etnik dhe sundimin e ligjit” sepse, Dalipi thotë se “ne të gjithë po jetojmë këtu, dhe në fund të fundit, ne të gjithë duam që fëmijët tanë të jetojnë në shoqëri kosovare të edukuar dhe të begatë”.
“Koha është e çmuar, mos e humbim kot!”, përfundoi ai shkrimin në Twitter.
Të tjera
-
Vlora Çitaku sfidon VV-në: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurti
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Rukiqi: Po harrojmë se Kosova është nën sanksione, shumë projekte janë peng i tyre
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen ...
-
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova
Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin ...
-
KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë...
-
Dakaj: Kurti në dy intervistat e fundit, reflektoi frikë dhe panik në këto zgjedhje, ka frikë prej mediave e ndërkombëtarëve
Gazetari Shkelzen Dakaj, ka potencuar se kryeministri Albin Kurti po frikohet...
-
Viti 2025, vendimtar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Viti 2025 pritet të jetë viti vendimtar për procesin gjyqësor ndaj Hashim Tha...
-
Shala thotë se Kurti po manipulon për të hyrat e “Ibër-Lepencit”: Veprimet dhe korrupsioni i kësaj qeverie duhet të hetohen nga Prokuroria Speciale
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, deklaroi s...
-
Biznesmeni kosovar mezi mbanë lotët, pasi tregon historinë e tij rrëqethëse “Ai malli për nanen e baben, nuk edi…”
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit vizitë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi – DASH jep detaje mbi temat që do të diskutojë
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R....
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, këto dy vende prijnë me numrin më të madh të votuesve të regjistruar
Votuesit e regjistruar jashtë vendit do të kenë mundësi që të votojnë para sh...
-
Haradinaj në Pejë e Deçan: Gratë vendosin vetë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Lajçak për takimin në Uashington me Richard Verma: Theksova rëndësinë e bashkëpunimit BE-ShBA në Ballkan
Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka qe...