Fokus

Kabashi – Ramaj: Një qytetar më tha për Kurtin “s’kena mujt me besu që një djal shqiptar ja bën ktahen vendit të vet”

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 11 August 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Kabashi, ka deklaruar se qytetarëve u është dashur kohë për të krijuar bindjen se Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje ka vepruar kundër interesit të vendit, shkruan Gazeta Infokus.

Në një intervistë për Gazetën Infokus, Kabashi tha se ka takuar qytetarë të cilët, sipas saj e kanë pasur të vështirë të besojnë se një kryeministër shqiptar mund të ndërmarrë veprime që sipas saj, dëmtojnë vendin.

“Publiku e ka shumë problem. Unë kam taku njerëz që kanë thanë e kanë shumë problem, s’kena mujt me besu, me shpreh me fjalët e tyre, s’kena mujt me besu që një djalë shqiptar ja bën këtë vendit vet”, është shprehur ajo.

-Advertisement-

Kabashi tha se PDK-ja, që nga fillimi i qeverisjes së Vetëvendosjes, ka kundërshtuar projektligje të cilat i ka konsideruar jokushtetuese, duke kërkuar që ato të ndryshohen përmes amendamenteve.

“Në fillim kur e ka marrë qeverisjen e vendit VV-ja, nëse kanë dashtë me kalu projektligje që kanë qenë jo kushtetuese, kemi thënë nuk bën, pse s’bëhet amendamenti që duhet me bo. Ata kanë injoru gjithçka”, deklaroi Kabashi.

Sipas saj, qytetarët fillimisht e kanë parë me mosbesim mundësinë që një qeveri të veprojë kundër interesave të vendit, ndërsa me kalimin e kohës është rritur vetëdija qytetare.

“E kanë pasë vështirë që mos me besu që mundesh me pasë një kryeministër që punon kundër interesit të vendit të vet dhe mendoj që me kohën ka fillu me u rritë vetëdija qytetare”, tha ajo.

Kabashi Ramaj kritikoi gjithashtu mënyrën se si Vetëvendosje e përdor komunikimin politik dhe dezinformimin për të ruajtur pushtetin.

“Ne kemi të bëjmë me një parti politike që nuk kursen mjete për me mbërritë në pushtet dhe përderisa ata përdorin edhe armë të luftës hibride, siç është dezinformimi, për me mbërritë në pushtet dhe me majtë pushtetin, Partia Demokratike e Kosovës refuzon me përdorë mjete të tilla”, deklaroi Kabashi.

Ajo theksoi se PDK-ja, sipas saj, nuk dëshiron të përdorë mjete që mund të thellojnë përçarjet dhe urrejtjen ndërmjet shqiptarëve.

“Për shkak se shkaktojnë përçarje gati të pariparueshme ndër-shqiptare dhe urrejtje ndër-shqiptare”, tha Kabashi.

Më poshtë shihni videon e plotë:

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy