Sport

Ka tatuazh në zonën intime portretin e Messit, fansja bën premtimin e ‘çmendur’: Nëse Argjentina… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 08 December 2022

Fansja e çmendur e Lionel Messi, Miss Bum Bumi ka premtuar se do të bëjë një “super tatuazh” të ri nëse Argjentina fiton Kupën e Botës.

Suzy Cortez, e cila njihet si “Miss Bum Bum”, ka premtuar se do të bëjë një “super tatuazh” të ri nëse Argjentina arrin që të fitojë Kupën e Botës.

Modelja dhe prezantuesja televizive me origjinë braziliane është bërë e njohur si fansja e çmendur e futbollistit të famshëm, Lionel Messi. Madje ajo ka edhe tatuazh portretin e tij afër pjesëve intime.

-Advertisement-

Cortez herë pas here merr vëmendjen e ndjekësve me imazhet erotike në rrjetet e saj sociale duke pozuar me fanellat e tij. Madje, ajo u bllokua nga fituesi shtatë herë i Topit të Artë pasi i dërgoi disa foto seksi.

“Daily Star” shkruan se tani ajo ka zbuluar planet për një tatuazh të ri nëse ai fiton Kupën e Botës së tij të parë në Katar.

“Premtimi im është të bëj një super tatuazh dhe do të festoj fitoren në qytetin e Rosarios ku ka lindur Messi”, tha ajo për median britanike.

Cortez ka zbuluar më parë se ajo ka aktualisht shtatë tatuazhe kushtuar lojtarit të Paris Saint-Germain, përfshirë një në zonën intime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera