Fun & Video

Ka prona me vlerë 8 milionë dollarë, por vazhdon të mbledh plehra

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 25 October 2018

Lisa Fiekovski ka vite që “u vret sytë” banorëve të lagjes kur lëviz me karrocën e mbushur me shishe të mbledhura në plehra, të cilat i magazinon te një “Toyota” e vitit 1993. Por fqinjët e saj në lagjen e shtrenjtë të Nju Jorkut nuk e dinë se ajo ka prona që vlejnë mbi 8 milionë dollarë.

Babai i Lizës është investues, mamaja është një biznesmene e njohur që udhëton nëpër botë. Dhe ajo ndoqi hapat e tyre në rini, mori master në ekonomi dhe punoi për shumë vite me kompani të rëndësishme. Bashkëshorti i saj, madje, vazhdon të punojë si ekonomist duke fituar rreth 180 mijë dollarë në vit.

-Advertisement-

Por rreth 10 vite më parë nisi një pasion të ri, të mbledhë shishe plastike e metale nëpër plehra. “Kjo punë më mban në formë, dhe pse nuk fitoj më shumë se 20-30 dollarë në ditë”, thotë Lisa. “Unë jam një bohemiane e modës së vjetër. Është e trishtueshme që njujorkezët nuk i pranojnë më njerëzit aq lehtë si dikur.”

As prindërit, as familjarët e tjerë dhe as fqinjët nuk janë dakord e nuk e kuptojnë stilin e saj të jetës. Ata janë ankuar për makinën e saj të pistë dhe policia është përpjekur t’ia largojë, edhe pse e kishte pasur të parkuar në mënyrë të ligjshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera