Rozë

Ka marrë mbiemrin e bashkëshortit? E zbulon vetë këngëtarja e famshme shqiptare: Unë quhem…

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 16 February 2023

Pak kohë më parë Rita Ora zbuloi se ishte martuar me regjisorin e njohur, Taika Waititi. Ndonëse e martuar, këngëtarja e famshme ka ‘refuzuar’ që të mbajë mbiemrin e bashkëshortit të saj.

Këtë e ka zbuluar vetë ylli i muzikës, e cila ka konfirmuar se do të vazhdojë që të mbajë mbiemrin e saj edhe pas martesës me Taika Waititi.

“Unë ende quhem vetëm Rita Ora”, u shpreh artistja në një intervistë së fundmi.

-Advertisement-

Ndonëse përflitej prej kohësh vetëm me 27 janar të vitit 2023, Rita konfirmoi martesën e saj publikisht, në një intervistë në “Heart Breakfast”.

“Po (jam e martuar). Unë jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare.

Kjo dalje e saj erdhi përpara publikimit të videoklipit të saj me temën e dasmës, për këngën e titulluar “You Only Love Me”, me të cilën këngëtarja duket se do të rikthehet në muzikë.

“The Sun” raportoi për herë të parë në gusht 2022 se Ora, 32 vjeç, dhe Waititi, 47 vjeç, ishin martuar në një ceremoni intime në Londër. Pavarësisht se gazeta britanike pretendonte se ylli i pop-it kishte ndryshuar mbiemrin e saj në Waititi, ajo la të kuptohej në “Heart Breakfast” se nuk ka në plan të heqë dorë nga emri i saj i vajzërisë, për të cilin tha se ka punuar “shumë fort”.

Çifti u lidhën për herë të parë në maj 2021 kur u fotografuan duke u rehatuar me njëri-tjetrin në Sydney, Australi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera