Ka fituar besimin e Ancelottit, talenti i Real Madrid zbulon “sekretin” pas stërvitjeve individuale
Autori: Gazeta inFokus
11:28 | 25 Prill 2023
Këtë sezon, Eduardo Camavinga është shndërruar në një prej titullarëve të trajnerit Carlo Ancelotti te Real Madrid. Italiani i beson 20-vjeçarit, madje duke e aktivizuar edhe në linjën e majtë të mbrojtjes pavarësisht se pozicioni natyral i Camavingës është ai i mesfushorit.
Megjithatë, francezi e ka justifikuar totalisht besimin e trajnerit teksa në ndryshim nga sezoni i kaluar, këtë sezon gëzon një rritje në aspektin fizik. Por, në futboll asgjë nuk është e rastësishme dhe së fundmi, Camavinga zbulon se është duke punuar me një trajner personal në mënyrë që të jetë gjithnjë në kondicionin e duhur fizik.
“Duke pasur një trajner personal që më ndihmon në aspektin fizik, performanca në fushë është përmirësuar. Më ka ndihmuar shumë pasi unë flas hapur me të dhe i tregoj ato aspekte në të cilat kam nevojë t’i ndryshoj parametrat. Një tjetër “sekret” është edhe ai i të punuarit me dritat.
Vendosem në qendër dhe dritat ndryshojnë vazhdimisht e duhet të orientohem në kohën e duhur, kjo më ndihmon më pas që në fushë të bëj zgjedhjet e duhura. Është shumë e rëndësishme që fillimisht ta kontrollosh lojën me shikim dhe të mbledhësh informacion. Në fushë duhet të mendosh, të kuptosh lëvizjen e shokëve të skuadrës dhe kundërshtarëve dhe më pas të veprosh”, u shpreh Camavinga.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...


































