Sport

Juventusi shënon fitoren e parë në këtë sezon në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 22 September 2021

Skuadra e Juventusit e ka gjetur fitoren e parë në këtë sezon në elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta inFokus.

‘Biankonerët’ kanë triumfuar në udhëtim te Spezia me rezultat 2-3, në takimin e vlefshëm për xhiron e pestë në Serie A.

Në takimin e zhvilluar në ‘Stadio Alberto Picco’, të parët në avantazh kaluan mysafirët me anë te Moise Kean, i cili shënoi në minutën e 28’ për shifrat 0-1.

-Advertisement-

Gëzimi i ‘Zonjës së Vjetër’ zgjati vetëm pesë minuta, pasi vendasit e barazuan rezultatin 1-1 në minutën e 33’ me golin e realizuar nga Emmanuel Quartsin Gyasi.

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-1, kurse 45 minutat e dytë Spezia i nisi më mirë, duke e përmbysur rezultatin 2-1 në minutën e 49’ me golin e shënuar nga Janis Antiste.

Sulmuesi italian, Federico Chiesa, shënoi golin e dytë për Juventusin në minutën e 66’, duke barazuar shifrat 2-2, kurse golin e fitores për ‘biankonerët’ e realizoi Matthijs de Ligt në minutën e 72’ për rezultatin përfundimtar 2-3 për Juventusin.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi renditet i 12-ti me 5 pikë, kurse Spezia mbetet e 16-ta me 4 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera