Sport

Juventusi kërkon mbrojtësin e Chelseat

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 15 January 2019

Kampionët e Italisë duan ta përforcojnë më shumë mbrojtjen.

Juventusi duket se e ka gati emrin për të zëvendësuar Leonardo Spinazzolan në rast largimi të këtij të fundit drejt Bolognas, që e kërkon në huazim.

Bëhet fjalë për një emër të njohur për Serie A, mbrojtësin e Chelseat, Emerson Palmieri, shkruan KosovaPress.

-Advertisement-

24-vjeçari brazilian me pasaportë italiane nuk po gjen hapësira në Londër dhe do ta pëlqente një rikthim në Itali, nga ku u largua në verën e 2018-ës, duke lënë Romën.

Emerson shihet si një rezervë e Marcos Alonsos në “Stamford Bridge”, ndaj dhe një huazim drejt bardhezinjve mund të jetë një zgjidhje e mirë për të gjitha palët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera