Juventusi ka këtë plan për Moise Kean
Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 25 July 2019
Vazhdon të jetë e nxehtë çështja e sulmuesve tek Juventusi, që njëkohësisht është dhe shumë komplekse me situatën e krijuar në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër, nga e cila priten të largohen jo pak, por të paktën katër sulmues.
Sipas medieve angleze, përveç Dybalas, për të cilin Tottenhami ka ofruar shumën e 90 milionë eurove, edhe Mandzukic, Higuain e Kean pritet të largohen nga skuadra.
Nëse bardhezinjtë arrijnë të sistemojnë sulmuesit, atëherë drejtuesit e klubit do të mbyllnin menjëherë bisedimet me Interin për transferimin e Mauro Icardit, i cili pret vetëm një sinjal për t’u transferuar në Torino.
I pari që mund t’i japë lamtumirën ekipit të Sarrit dhe që ka më shumë kërkesa është pikërisht Moise Kean, i cili shkëlqeu në pjesën e dytë të sezonit me fanellën bardhezi.
Kontrata e 19-vjeçarit skadon në vitin 2020 dhe kjo e detyron Juventusin të mos pretendojë një shifër të çmendur për të shitur futbollistin.
Për momentin transferimi në Premier League duket më i mundshëm për Kean, që kërkohet me insistim nga Evertoni, edhe pse Paratici ka marrë oferta nga shumë ekipe europiane.
Për të lënë të lirë lojtarin, klubi italian pretendon shumën e 40 milionë eurove, por nuk dëshiron ta humbasë përfundimisht futbollistin.
Idealja për klubin torinez është që të përfshijë në tratativë klauzolën për riblerjen e futbollistit, por që është shumë e vështirë të pranohet, pasi do t’i linte Juventusit gjithmonë fjalën e fundit sa i takon të ardhmes së lojtarit.
Nga ana e tij Kean kërkon të luajë me vazhdimësi, pasi nuk dëshiron të mungojë në Euro 2020.
Ditët në vijim priten të jenë vendimtare për të ardhmen e futbollistit.
Të tjera
-
Edhe Berat Buzhala e dërgon veturën e tij për kontrollë tregon a iu gjet GPS
Gazetari Berat Buzhala ka dërguar veturën e tij në kontrollë pasi në veturën ...
-
Shkaku i intervistës me Harris – Trump padit televizionin CBS, kërkon dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh
Donald Trump ka paditur rrjetin televiziv CBS për një intervistë me Kamala Ha...
-
Musliu për rastin e Kajtazit: Autorët e kësaj vepre të rrezikshme t’i sjellim para drejtësisë
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar kundër vendosjes së pajisjes s...
-
Abdixhiku: QKUK-në do ta ndërtojmë në një lokacion të ri, i vjetri do të rrënohet
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur se objekt...
-
Abdixhiku: Me Vehbi Kajtazin kemi mospajtime, por sot solidarizohem me të
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se partia ...
-
Pacolli: Presidentja më kërkoi ndihmë për t’ia gjetur dy-tri vota
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa O...
-
Vehbi Kajtazi tregon se kujt dyshohet se i përket GPS-i i gjetur në veturën e tij
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar sërish GPS-in i cili është gjetur në vetu...
-
ShBA-ja qorton sërish Kosovën në OKB për “veprimet e pakoordinuara”: Punoni përmes dialogut, themeloni Asociacionin
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert Wood, ka kritikuar Q...
-
DASh: Projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor mbi Kosovën, shkel detyrimet e dialogut
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se si...
-
Pasi Kajtazi zbuloi përgjuesin në veturë, Mirena publikon foto të veturës së tij: Pse po ekzaminohet pikërisht sot?
Gazetari Ilir Mirena, i cili së bashku me kolegun e tij Vehbi Kajtazi e Berat...
-
Bllokohet Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën
Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës është bllokuar për pak momente, pa...
-
Sjelljet e shumë komentuara të banorëve të BBVK3, ja çfarë thoshte psikologia që u bëri testimin psikologjik
Psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu e cila u bëri testimet psikologjike banorë...