Sport

Juventusi humb keq nga Fiorentina

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 22 December 2020

Fiorentina e ka befasuar Juventusin, pasi e ka mposhtur në udhëtim me rezultat 3-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 13-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e zhvilluar në ‘Allianz Stadium’ në Torino, mysafirët golin e parë e realizuan me anë të Dusan Vlahovicit në minutën e tretë të takimit.

Pas këtij goli ‘Zonja e Vjetër’ filloi aksionet për ta barazuar rezultatin, por i ndodhi ajo që nuk pritej.

-Advertisement-

Kur po zhvillohej minuta e 18’, Juventusi mbeti me një lojtar me pak në fushë, pasi Juan Cuadrado u ndëshkuan direkt me karton të kuq.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 0-1 për Fiorentinen, ndërsa në 45 minutat e dytë mysafirët shënuan edhe dy gola të tjerë.

Për shifrat 0-2 realizoi autogol Alex Sandro në minutën e 75’, kurse për rezultatin përfundimtar 0-3 shënoi Martin Caceres në minutën e 81’.

Pas kësaj fitoreje Fiorentina renditet e 15-ta me 14-të pikë, kurse Juventusi mbetet i katërti me 24 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera