Juventus, tani titulli kthehet në objektiv!
Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 27 November 2023
Provimi Inter është kaluar , ndoshta jo me notën maksimale, por është kaluar. Tani objektivat e Juventusit duhet të ndryshojnë. Vendi i katërt mbetet objektivi minimal i këtij sezoni tranzicioni, por pas derbit të Italisë është titulli që duhet të synohet nga bardhezinjtë. Ndoshta është prej kohësh në mendjen e lojtarëve, siç pranoi Rbbiot dhe madje edhe vetë Allegri pavarësisht se trajneri preferon të vërë përpara Inter, Milan dhe Napolin.
Sfida me zikaltërit tregoi se ekzistojnë të gjitha mundësitë për të sfiduar Interin deri në fund. Ekzistonte rreziku i një disfate nga ana e një skuadre më të strukturuar dhe gati për të fituar, por në Torino u zhvillua një ndeshje e ekuilibruar, me bardhezinjtë që kaluan të parët në avantazh para se të pësonin golin e Martinez. E gjitha kjo në një situatë emergjence duke parë mungesën e kapitenit Danilo dhe prezencën në fushë të një djaloshi të ri, Nicolussi Caviglia, që këtë sezon kishte luajtur vetëm pak minuta para se të nisej si titullar në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës, si pasojë e një Locatelli jo në formën optimale. Pa llogaritur këtu ndalesën e gjatë të Weah dhe mungesat tanimë përfundimtare të Pogba dhe Faggioli.
Nuk është një situatë e lehtë, por që u kalua pa probleme të mëdha hap pas hapi. Meritë e një grupi të bashkuar dhe një skuadre që ndoshta nuk është aq e bukur për tu parë, por që di se çfarë duhet të bëjë në fushë. Pastaj përpara ka nevojë që Chiesa e Vlahovic të shfaqin nivelin e tyre më të lartë për të dëmtuar kundërshtarët, por edhe Kean dhe Milik japin garanci dhe besueshmëri në rast nevoje. Sigurisht që nuk mund të mendohet që të ecet përpara kështu dhe për pjesën tjetër të sezonit dhe për këtë arsye në janar do të nevojiten përforcime në mesfushë por edhe në fazën sulmuese. Objektivat tanimë kanë ndryshuar.
Të tjera
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e rregullt për çe...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...