Sport

Juventus – Sassuolo, ja plani i Ronaldos

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 07 September 2018

Cristiano Ronaldo kërkon golin e parë si futbollist i Juventusit.Cristiano Ronaldo është në kërkim të golit të parë si futbollist i Juventusit në Serie A.

Sulmuesi portugez ka kaluar 270 minuta pa realizuar në tri ndeshjet e para në Itali.

Mirëpo, “Corriere dello Sport” ka një statistikë që mund të shërbejë si lajm i mirë për tifozët e Juventusit, përcjell “lajmi.net”.

-Advertisement-

Në të gjitha sezonet ku nuk ka realizuar në tri takimet e para, Ronaldo është zhbllokuar në duelin e katërt.

Juventus në xhiron e ardhshme në Serie A ballafaqohet me Sassuolon pas pushimit të takimeve ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera