Sport

Juventus kërkon mbrojtësin e Arsenal për 50 mln euro

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 03 March 2018

Hector Bellerin mund të jetë lëvizja e parë e merkatos për verën e ardhshëm të Juventusit. Mbrojtësi i djathtë ka lënë të nënkuptohet se në verën e ardhshme mund të ndryshojë skuadër dhe Juventus është alternativa e parë.

Spanjolli 22-vjeçar ka qenë gjithnjë në shënjestër nga klubi italian, madje në muajin janar nisin bisedimet për një transferim të mundshëm. Arsenal hodhi poshtë ofertën me shpresën për të arritur rinovimin e kontratës. Edhe Manchester United e Barcelona kanë shfaqur interes për mbrojtësin e djathtë të ‘topçinjve’, por Arsenal nuk ka pranuar bisedime.

Juventus që në fund të sezonit do të lirohet nga Lichsteiner, por edhe me De Sciglio që nuk jep garanaci, do të kërkohet afrimi në skuadër i spanjollit, që ka spikatur me lojën e tij. Sipas asaj që shkruan The Guardian, Juventus  është gati të shpenzojë deri në 50 milionë euro për spanjollin, sigurisht nëse nuk do të ketë interes të njejtë edhe nga skuadra të tjera të mëdha evropiane.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera