Sport

Jurgen Klopp tregon se kur pritet të rikthehet Alissom Becker

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 19 October 2020

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për gjendjen e portierit, Alisson Becker, shkruan Gazeta inFokus.

Portieri brazilian ka tri javë që është lënduar dhe rikuperimi i tij ka shkuar më mirë sesa që ishte parashikuar fillimisht.

Klopp ka thënë se Alisson duket mirë, por nuk do të ngutet për ta inkuadruar në lojë.

-Advertisement-

“Alisson duket shumë mirë. Ai i pret topat dhe i bën gjërat e zakonshme, por nuk duhet të ngutemi me të dhe nuk do të ngutemi. Bisedojmë çdo ditë dhe çdo herë që e pyes se si është, buzëqesh dhe më tregon përmirësimet e fundit. Sot, nuk e kam parë ende, mezi po pres të shoh se çfarë ka për të thënë”, deklaroi Klopp.

Becker pritej të mungonte deri në 6 javë, mirëpo faza e rikuperimit ka shkuar shumë mirë dhe ai pritet që shumë shpejtë të kthehet në portë, madje braziliani ka filluar edhe të stërvitë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera