Sport

Jurgen Klopp flet rreth veprimit akrobatik të Alisson Becker

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 26 August 2018
Dje, në kuadër të xhiros së tretë të Premierligës, Liverpool mposhti skuadrën e Brighton me rezultat 1:0.

Të përzgjedhurit e Jurgen Klopp duken tejet të frikshëm këtë sezon. Në tri ndeshje Liverpool kanë grumbulluar totalin e pikëve dhe janë pretendent kryesorë për titull këtë sezon.

Problemi kryesorë i skuadrës në vitin e kaluar ishte portieri. Me ardhjen e Alisson Becker duket se gjithçka është në rregull me “The Reds”.

Dje, ishte një veprim akrobatik i Alisson që nxiti reagime në rrjetet sociale. Por me atë veprim nuk ishte shumë i kënaqur edhe trajneri gjerman.

-Advertisement-

“Nuk më pëlqeu parabola nga portieri, por, nuk kam pasur kurrë ndonjë portier brazilian” ishin fjalët e trajnerit, i cili me pakëz sarkazëm dha opinionin e tij për veprimin e brazilianit.

Veprimi fenomenal i Alisson: 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera