Sport

Jurgen Klopp apo Hans Flick, ja për kë votoi Bernard Challandes

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 17 December 2020

Mbrëmjen e së enjten në Zurich të Zvicrës është mbajtur ceremonia e shpalljes së më të mirëve për vitin 2020 nga FIFA, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi i Bayern Munchenit, Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë për vitin 2020, kurse epiteti i trajnerit më të mirë i ka takuar Jurgen Kloppit të Liverpoolit.

Pas përfundimit të gala mbrëmjes janë bërë publike edhe votat e trajnerëve për menaxherin e vitit.

-Advertisement-

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka votuar Jurgen Kloppin si trajnerin më të mirë të vitit 2020.

Pas strategut gjerman, tekniku zviceran pikët ia dha trajnerit të Bayern Munchenit, Hansi Filckit, ndërsa me së paku pikë dha prej trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera