Lajme

“Ju falënderoj që gjithherë jeni me ne” – Deputetja Vlora Dumoshi mirëpritet në familjet kosovare

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 20 January 2025

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, po vazhdon takimet e saj me familje gjithandej Kosovës të cilat përkrahin LDK-në.

Përmes dy shkrimeve në Facebook, Dumoshi ka treguar se ka vizituar familjet Kutllovci dhe Çoçaj.

“Në dyert e shtëpisë së familjës Çoçaj, ka vetëm një ndjenjë, një ndjenjë të vetme – rrugëtimin tradicional politik; atë të Lidhjës së tyre, tonës dhe gjithë Kosovës. Ju falënderoj që gjithherë jeni me ne e për ne”, ka shkruajtur Dumoshi pas vizitës në familjen Çoçaj.

-Advertisement-

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Dumoshi bart numrin 30. /Gazeta Infokus

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera