Sport

Joshua vs Pulev, ky është fituesi sipas Luan Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 11 December 2020

Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev nesër do të ndeshen në kuadër të ngjarjes me të madhe në boks, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo ngjarje do të zhvillohet në Wembley Arena me fillim nga ora 23:30.

Në lidhje me këtë ballafaqim mes Joshuas dhe Pulevit ka folur edhe ish boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, ka shprehur mendimin e tij duke thënë se Joshua do të fitoj.

-Advertisement-

“Kubrat është një boksier i zgjuar dhe mirë i përgatitur, sigurisht që nuk do të jetë lehtë për Joshuan, por mbi te gjitha unë mendoj se Joshua do ta fitojë luftën”, ka thënë Luan Krasniqi.

Kujtojmë se ky meç duhej të mbahej me 25 korrik, por u shty për shkak të pandemisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera