Sport

Josa tregon si duhet vepruar në ndeshjen me Llapin

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 06 March 2018

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ka thënë se për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës, duhet që secili anëtar i skuadrës të kryejë si duhet punën e tij.

“Mua e para e punës nuk më interesojnë skuadrat tjera. Mua më intereson se çfarë bënë skuadra ime. Me këtë nuk themi se i nënvlerësojmë skuadrat tjera, por Llapi pavarësisht rezultateve të fundit është një skuadër që duhet pasur në konsideratë, sepse është një skuadër që është në të dy frontet. Nuk do të thotë që ne u shkëputëm pesë pikë para , edhe Llapi ka qenë pesë pikë para nesh në kampionat dhe tani erdhi problemi që ne e kaluam pesë pikë përpara. Kështu që Llapi është skuadër dinjitoze, një skuadër që do të punojë në gjitha mënyrat për të kthyer dinjitetin e vetë”, ka thënë Josa për faqen zyrtare të Prishtinës.

“Pritshmëritë tona janë normale, sepse kemi pretendimet tona, por nuk do të thotë që duke pasur pretendime nga jashtë t’i do të shkosh dhe kualifikohesh atje. Ne duhet të shkojmë të kualifikohemi atje duke bërë punën gjithsecili”, ka shtuar Josa.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera