Sport

Josa: Ndeshje e rëndësishme për vazhdimësi pozitive

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 23 February 2018

Vëllaznimi dhe Prishtina do të takohen në kuadër të javës së XX të Vala Superligës të shtunën me fillim nga ora 13:00. shkruan infokusi.

Trajneri i skuadrës nga kryeqyteti ka folur rreth kësaj sfide e cila është me rëndësi të madhe për të dyja skuadrat.

“Problemi është që ne të jemi në ditë të mirë dhe iu kam thënë edhe herëve tjera që duhet respektuar çdo kundërshtar, sepse janë skuadra që kanë qëllime dhe qëllimi i tyre është mbijetesa. Kurse ne kemi qëllime tjera, është të fitojmë edhe një ndeshje të radhës siç është me Vëllaznimin”, ka thënë trajneri i Prishtinës.

-Advertisement-

“E dimë që rivaliteti ndërmjet dy skuadrave ka qenë gjithmonë, por nuk do të thotë që ky rivalitet do të kondicionoj ndeshjen. Ndeshja do të kondicionohet nga kushtet në të cilat do të luhet, dhe me këtë mendoj me kushtet aktuale të ndeshjes dhe jo ato atmosferike etj, etj. Pra, duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të zbatuar çdo gjë për t’i bërë gjërat mirë, sepse po si bëre gjërat mirë atëherë do të kesh precedent. Çdo trajner i donë të gjithë lojtarët në gjendje që të luajnë dhe në momentet që ne kemi problem me kartonët dhe Dallkun mungesë, atëherë nuk mund të themi që e kemi problem, sepse skuadra ka lojtar që duan të mundohen ta zëvendësojnë. Pra, për mua është ndeshje e rëndësishme dhe e kam thënë edhe para Llapit kur të gjithë na thoshin se ndeshja me Llapin është problem, dhe nuk është problemi te ndeshja me Llapin, por problemi te vazhdimësia e një skuadre dhe këtë vazhdimësi do të shohim nga java në javë”, ka thënë kryetrajneri, Mirel Josa. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera