Sport

Josa flet para sfidës ndaj skuadrës së Luksemburgut

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 11 July 2018

Prishtina  do të tentoj të përsërisë rezultatin e ndeshjes së raundit preliminar, shkruan GazetaFokus.

Futbollistët, sidomos kryetrajneri Josa është i matur dhe gëzonë respekt ndaj kundërshtarit.

Josa: Ndeshja e nesërme është e rëndësishme për historinë e klubit

-Advertisement-

“Kemi pasur një javë më tepër për t’u përgatitur krahasim me ndeshjen e fundit që bëmë dhe mund të them që gjendja është më e mirë e skuadrës duke pasur parasysh edhe kundërshtarët që neve kemi. Kemi kundërshtar më të fortë, kundërshtar i cili e ka një eksperiencë në Kupat e Evropës. Ka pasur ecuri pozitive kështu që ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme për ne, çoftë për ne, çoftë për klubin, çoftë individualisht, çoftë për historinë e klubit. Është një ndeshje me një kundërshtar që do të luhet dy nëntëdhjetëminutësha, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm në minutat e para. Nuk do të thotë që i shënuam pesë herë skuadrës nga Gjibraltari, niveli i tyre është shumë më i ndryshëm dhe duhet të jemi shumë më solid”, ka deklaruar Mirel Josa.

Prishtina takohet sot me skuadrën nga Luksemburgu, Fola me fillim nga ora 18:00. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera