Lajme

Joe Biden i shkruan letër ish deputetit të LDK-së, ja çfarë i thotë

Autori: Ermirë Berisha 13:18 | 03 November 2022

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka shkruar letër ish deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh anëtar ekzekutiv i bordit LQSHA, Faton Bislimi, shkruan Gazeta inFokus.

Bislimi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka bërë ditur se kjo letër i ka ardhur si përgjigje ndaj një letre që Bislimi ia kishte dërguar më herët, ku i kishte shprehur solidaritetin për përvjetorin e tragjedisë së 11 shtatorit.

Biden i është përgjigjur ish-deputetit fillimisht duke e falënderuar letrën e tij dhe pastaj duke i treguar që premtimi i Amerikës është real dhe veç sa ka filluar.

-Advertisement-

“I dashur Dr. Bislimi, ju falënderoj për letrën tuaj përkrahëse,” duke shtuar se “Kur isha zgjedhur President, kisha premtuar se do të isha President i të gjithë amerikanëve. Është e mundur kur ne bashkohemi si një komb. Asgjë nuk është e paarritshme. Veç na duhet të mos harrojmë se kush jemi. Jam më i bindur se kurdo herë më parë që shpirti i Amerikës është vibrant, e ardhmja e Amerikës është e ndritur, dhe premtimi i Amerikës është real dhe veçse ka filluar”, ka shkruar Biden./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera