Sport

Jo vetëm De Jong, Holanda humbet edhe një tjetër yll para Euro 2024

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 11 June 2024

Holanda konfirmoi se në Euro 2024 nuk do të mund të mbështetet te shërbimet e Frenkie De Jong, me mesfushorin që nuk ia doli të rikuperohej në kohë pas një dëmtimi të pësuar në kavilje me Barcelonën më datë 21 prill.

Ndërkohë, “tersi” te “tulipanët” nuk mbaron me kaq pasi holandezët do të duhet që këtë Europian të bëjnë edhe pa shërbimet e Teun Koopmeiners. Ky i fundit ishte planifikuar si titullar për miqësoren ndaj Islandës, por një problem gjatë minutave të nxhejes detyroi teknikun ta ulte në stol lojtarin e Atalantës. Koeman, u shpreh se i frikësohej shumë gjendjes së sulmuesit dhe në fakt më e keqja ndodhi.

“Nëse është dikush që nuk e meriton të dëmtohet në këtë moment, atëherë ai është Koopmeiners. Ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm. Unë ende nuk e di se çfarë problem ka konkretisht, por më shqetëson shumë.

-Advertisement-

Mendoj se të gjitha këto dëmtime janë si pasojë e kalendarëve shumë të ngjeshur gjatë sezonit. Edhe Polonia ka një problem me Lewandowskin më duket, kam përshtypjen që të tilla dëmtime do të ndodhin shpesh përgjatë turneut”, u shpreh Koeman që pas dëmtimeve të De Jong dhe Koopmeiners, grumbulloi në kombëtare Ian Maatsen, lojtarin në pronësi të Chelseat që është në huazim te Dortmund.

Holanda është pjesë e Grupit D së bashku me Francën, Poloninë dhe Austrinë, teksa ndeshjen e parë “tulipanët” do ta luajnë kundër polakëve me datë 16 qershor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera