Sport

Jo vetëm Atleticon, Zhegrova “tërbon” dhe mediat serbe: Skandal! Luan për shtetin e rremë të Kosovës dhe feston me flamurin shqiptar/PAMJE

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 25 October 2024

Edon Zhegrova ishte ylli i Lille në Ligën e Kampionëve, me sulmuesin e Kosovës që realizoi një supergol në fitoren 1-3 të skuadrës së tij përballë Atleticos së Madridit.

Por përveç Simeones, 25-vjeçari ka “tërbuar” dhe mediat serbe, të cilat nuk e pritën mirë festën që sulmuesi bëri me shokët e tij në dhomat e zhveshjes, ku hapi flamurin shqiptar.

“Kurir” ka sulmuar Zhegrovën për festën e tij dhe gjithashtu fyen Kosovën si një shtet të rrem, duke e quajtur këtë si një skandal.

-Advertisement-

“I bindi shokët e ekipit të tregonin shqiponjën shqiptare! Një futbollist nga shteti i rremë i Kosovës bëri një skandal pas sensacionales në Ligën e Kampionëve”, shkruante në titull portali serb.

Ishte vetë klubi i Lille që postoi festën e Zhegrovës me shokët e tij të ekipit, ku sulmuesi i Kosovës hapi flamurin shqiptar dhe së bashku me shokët e tij bënë me duar shqiponjën dykrenare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera