Lajme

Jo më shumë se 83 shtete do të votonin për Kosovën në OKB, pretendon Daçiç

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 31 October 2022

“Nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, Kosova nuk do të merrte më shumë se 83 vota”, pretendon kryediplomati serb, Ivica Daçiç, në një intervistë për televizionin “Happy”.

Krejt kjo pasi temë u bë nga vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se një nga premisat e planit franko-gjerman është mospengimi i anëtarësimit të Kosovës në OKB në këmbim të një anëtarësimi të përshpejtuar për në Bashkimin Evropian.

Daçiç tha se Kosova nuk do të hyjë në OKB si Palestina e cila është anëtare vëzhguese por se dëshiron se dëshiron anëtarësim të plotë.

-Advertisement-

Serbia, pretendon ai, e ka ndryshuar “balancin e forcave” sa i përket shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës dhe atyreve që s’e njohin.

Daçiç i cili njëkohë udhëhiqte kampanjën ndërkombëtare për çnjohje të Kosovës, thotë se ka edhe shtete që e njohin Kosovën por që s’do ta votonin anëtarësimin e saj në OKB.

“Por ata [Kosova] nuk kanë më mazhorancë në OKB, dhe në të njëjtën kohë një vendim i till për anëtarësim në OKB duhet të kalojë në Këshillin e Sigurimit, dhe këtu pozicioni i Rusisë dhe Kinës është tejet i rëndësishëm për neve, që e kanë mundësinë e veto-s”.

Për këtë, krydiplomati serb tha se “çështja e Rusisë, Ukrainës, Kosovës, Këshillit të Evropës, nuk mund të shihen ndarazi”, përcjell Reporteri.net.

“Dhe prandaj them se na duhet një ‘pako për Serbinë’, e cila në rend të parë do të duhej të niste me Kosovën, dhe mendoj se një pako e tillë nuk ekziston për momentin”, tha mes tjerash ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera