Sport

“Jetët e futbollistëve janë në rrezik, UEFA të mos heshtë”

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 26 March 2019

Shoqata e trajtimit të lëndimeve të trurit, “Headway”, ka kërkuar ndërhyrje e veprim nga UEFA, pasi mbrojtësi i Zvicrës, Fabian Schar, u lejua të luante futboll edhe pasi kishte marrë një tronditje në kokë.

Lojtari i Newcastle United u rrëzua pa ndjenja, kur u përplas me Jemal Tabidze në fillim të sfidës kualifikuese të së shtunës për “Euro 2020”, kundër Gjeorgjisë, në Tbilisi.

Pavarësisht se i nevojitej trajtim për një kohë më të gjatë, edhe pse Jano Ananidze thuhet se ndërhyri dhe nuk lejoi që Schar-it t’i kthehej gjuha mbrapsht, mbrojtësi u lejua të vazhdonte të luante. Schar kishte një rol kyç në shënimin e dy golave të të tijve, në fitoren 2-0, por “Headway” është zemëruar me sjelljen e stafit mjekësor të Zvicrës, që mori përsipër një rrisk tepër të rrezikshëm, pa pyetur për mirëqenien e lojtarit.

-Advertisement-

Shefi i shoqatës në fjalë, Peter McCabe, tha: “Çfarë duhet bërë, që futbolli të trajtohet me seriozitet? Uroj që asnjë futbollist të mos ketë momente si Schar në karrierën e vet. Më e rëndësishmja është jeta e tyre dhe shëndeti afatgjatë. Mirëpo, këto gjëra rrezikohen nga paaftësia e sportit për të ndjekur protokollet e veta mjekësore.

Thjesht, vendimi për ta lejuar Fabian Scharin që të kthehet në fushën e lojës, pas një tronditje të qartë në kokë, nuk ishte vetëm veprim tepër i rrezikshëm, por edhe një shpërfillje e qartë e detyrës.

Komentet e Schar pas ndeshjes janë gjithashtu thellësisht shqetësuese dhe tregojnë mungesën e ndërgjegjësimit dhe të kuptuarit të rrezikut real midis futbollistëve. UEFA duhet të fillojë menjëherë një hetim mbi incidentin dhe të shpjegojë pse nuk janë ndjekur protokollet përkatëse mjekësore”.

Pas incidentit të frikshëm, Schar i tha “Blick”: “Duket e tmerrshme, nuk mbaj mend asgjë, isha jashtë kësaj jete për disa sekonda. Kafka e kokës ende është duke më rrahur, kam dhimbje në qafë dhe një plagë mbi ballin tim, por ia vlejti fitorja”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera