Sport

Jeta mes makinave dhe tatuazheve

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 17 December 2017
Taulant Xhaka nuk mban të fshehta. Është nga ata mesfushorë që driblimin nuk e ka pikën e tij të fortë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Në një intervistë të dhënë për “bzbasel.ch”, mesfushori i Kombëtares shqiptare tregon sekretet e tij të fëmijërisë, dëshirat që ka për të ardhmen dhe momentin kur mori ftesë nga Shqipëria.

Ai thotë se nuk u mendua shumë gjatë për të pranuar kuqezinjtë. Xhaka ka besim se një ditë do të sigurojë kualifikimin në Botëror me Kombëtaren shqiptare.

Do të ishit ende futbollist profesionist, nëse ju do të përfitonit 4 mijë franga zvicerane në muaj?

Nuk mund t’u përgjigjem pyetjeve hipotetike. Por mund të them që unë luaj futboll sepse e dua këtë sport dhe jo për t’u bërë i pasur prej tij. Kjo është e sigurt.

-Advertisement-

Kur Renato Shtjefen të largohet nga Bazeli, do të largoheni edhe ju?

Jo. Sigurisht që do të jem i mërzitur ato ditë që nuk do ta kem Renaton në skuadër, por çdo lojtar profesionist ka rrugëtimin e tij.

Kur ju bëri ftesë Kombëtarja shqiptare, u menduat për ta zgjedhur?

Vetëm 1 sekondë. Nuk hezitova sepse kjo ishte ëndrra ime dhe isha shumë i lumtur që do të luaja për Shqipërinë.

Qëndroni shumë përpara pasqyrës?

Po. Jam nga ata lojtarë që, përveç stërvitjes me skuadrën, më pëlqen të bëj palestër dhe të punoj për trupin. Shpenzoj mjaftueshëm kohë në këtë aspekt.

Po për politikën në Zvicër jeni i interesuar?

Ka shumë gjëra të tjera për të cilat jam i interesuar. Politika nuk më pëlqen fare.

Jeni xheloz për karrierën që ka bërë vëllai juaj Graniti?

S’mund të jem kurrë xheloz. Jam shumë i lumtur dhe krenar për atë që ai ka bërë në karrierën e tij. Dua ta shikoj gjithmonë sa më lart dhe shpresoj që të rritet akoma më shumë si lojtar.

Për çfarë i shpenzoni më shumë paratë?

Ka shumë gjëra për të cilat i shpenzoj paratë. Për shembull, për makina të shtrenjta, për rroba dhe aksesorë. Nuk shpenzoj shumë për pushimet, ose për ushqimet.

Çfarë pune do të bënit nëse nuk do të ishit futbollist?

Nëse s’do isha futbollist, do preferoja të isha larg botës së futbollit. Madje, jashtë sportit. Do të më pëlqente të punoja në zyrë.

Çfarë ju pëlqen të bëni në ditët kur nuk keni stërvitje?

Më pëlqen të shkoj në darkë me të dashurën time. Sigurisht që mund të luaj edhe Play Station, ose të shkoj për ski, por të kaloj kohën me të dashurën është më mirë.

Cili është mëkati juaj më i madh?

Ndoshta fakti që kur isha fëmijë kanë ngrënë shumë ëmbëlsira.

Po heroi juaj i fëmijërisë?

Supermeni.

Për cilën skuadër bëni tifo?

Realin e Madridit.

Ushqimi juaj i preferuar?

Pica.

Kë do të zgjidhnit mes fitores së një dueli dhe një goli të shënuar?

Duke qenë se unë jam mesfushor dhe kam pak mundësi të shënoj gola, do të kisha zgjedhur golin. Për të fituar duelet mendoj vetë.

Bazeli apo Prishtina?

Bazeli, për faktin që unë kam lindur dhe jam rritur aty.

Tatuazh apo pirs?

Tatuazh, sepse kam disa.

Rap shqiptar apo hiphop gjerman?

Më pëlqejnë të dy dhe i dëgjoj shpesh.

Champions në fazën pas grupeve apo Botërorin me Shqipërinë?

Të dyja. Të kualifikohesha në fazën përtej grupeve në Ligën e Kampionëve është diçka e bukur për mua. Por edhe kualifikimi me Shqipërinë në një Botëror është diçka e jashtëzakonshme… do të jetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera