Lajme

Jeta e rrezikshme e fëmijëve mes mbeturinave

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 24 May 2020

Edhe pse pandemia e coronavirusit nuk i ka goditur ende, një pjesë e fshatit Plemetin në komunën e Obiliqit ndihen të rrezikuar për jetë.

Rekomandimet e Institucioneve të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes,  është e pamundur që të zbatohen në një pjesë të fshatit Plemetin, në komunën e Obiliqit ku banojnë minoritetet, rom, ashkali e egjiptas.

Kjo për arsye se mbeturinat duket sikur ua kanë zënë frymën dhe gjenden në çdo pjesë ku ata banojnë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Në “Fokus Story” që është prodhim i gazetës inFokus, banorja e kësaj pjese, Safete Gashi, edhe pse jeton në barakë, të vetmen kërkesë e ka që dikush nga komuna e Obiliqit të shkojë dhe ti heqë ato mbeturina, nga të cilat ajo thotë se po i rrezikohen, edhe fëmijët e saj por edhe të banorëve të tjerë.

“Pleh këtu përpara, pleh mbrapa, e në të gjitha pjesët po na rrethon bërllogu. Unë i kisha ba kërkesë komunës që të vijë dhe të heq bërllogun sepse po na rrezikohen edhe fëmijët. Djali jem dje e ka pre dorën në këto xhama që janë në mbeturinat këtu”, ka thënë ajo./Gazeta inFokus/

Këtu mund ta ndiqni storien e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera