Jep dorëheqjen kryetari i Dhomës së Ulët i Parlamentit të Kanadasë
Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 27 September 2023
Kryetari i Dhomës së Ulët i Parlamentit të Kanadasë dha dorëheqjen të martën pasi ftoi një individ që kishte luftuar për një njësi naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të ndjekur fjalimin e Presidentit të Ukrainës para Parlametit të Kanadasë.
Pasi Presidenti Volodymyr Zelenskyy mbajti një fjalim në Dhomën e Ulët të premten, ligjvënësit kanadezë duartrokitën për 98-vjeçarin Yaroslav Hunka pasi kryetari Anthony Rota përmendi emrin e tij. Kryetari Rota e prezantoi ish-nazistin Hunka si një hero lufte të rreshtuar me Divizionin e Parë të Ukrainës.
Gjatë fundjavës, hulumtuesit filluan të publikojnë faktin se Divizioni i Parë i Ukrainës njihej gjithashtu si “Divizioni Waffen-SS Galicia”, ose Divizioni i 14-të i Waffen SS, një njësi vullnetare që ishte nën komandën e nazistëve.
“Askush në këtë Dhomë nuk është mbi asnjërin prej nesh. Prandaj unë duhet të largohem si kryetari juaj”, tha zoti Rota në Parlament. “E përsëris keqardhjen time të thellë për gabimin tim në njohjen e një individi gjatë fjalimit në Parlament të Presidentit Zelenskyy”.
“Ky vlerësim publik u ka shkaktuar dhimbje individëve dhe komuniteteve, përfshirë komunitetin hebre në Kanada dhe në mbarë botën, përveç të mbijetuarve në Poloni mes kombeve të tjera. Unë mbaj përgjegjësi të plotë për veprimet e mia”, shtoi ai.
Zoti Rota dha dorëheqjen pas takimit me krerët e partive në Dhomën e Ulët vonë të martën. Të gjitha partitë kryesore të opozitës kërkuan që zoti Rota të jepte dorëheqjen. Udhëheqësja për çështjet qeveritare në Dhomën e Ulët, Karina Gould tha se ligjvënësit kishin humbur besimin tek zoti Rota.
“Kjo ka sjellë turp dhe siklet për të gjithë Parlamentin dhe në të vërtetë të gjithë kanadezët. Kryetari bëri gjënë e duhur duke dhënë dorëheqjen”, tha zonja Karina Gould.
Më herët, zonja Gould tha se zoti Rota e kishte ftuar dhe kishte shprehur velrësime për ish-nazistin Hunka pa dijeni të qeverisë apo të delegacionit nga Ukraina.
Të tjera
-
Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovën
Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhë...
-
Katër raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës
Katër raste të dhunës në familje janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kos...
-
Ky është vendi me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Mbi 100 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për zgjedhjet p...
-
Mbyllja e dy institucioneve paralele serbe në veri – intervistohen dy persona, policia tregon se çfarë konfiskoi në vendin e ngjarjes
Dy objekte tjera paralele janë mbyllur të mërkurën në veri të Mitrovicës. Pol...
-
23 aksidente me të lënduar gjatë 24 orëve të fundit, Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba
Prishtinë: Arrestohet një person për ‘‘përgatitje të veprave terroriste’’ – P...
-
Pamje para dhe pas zjạrrit që shpërthẹu në disa vende në Los Angeles
Me pesë zjarre që ende digjen në Los Anxhelos, dy më të mëdhenjtë – Eaton dhe...
-
Tahiri: Qeveria Kurti po ik nga Prokuroria, mediat dhe parlamenti
Ish-kryenegociatorja e Kosovës më dialog me Serbinë Edita Tahiri, e ka koment...
-
Tre të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Prishtinë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve dje në ...
-
Malishevë, hajdutët vodhën materialin instalues elektrik të shtëpive
Dy të dyshuar kanë vjedhur në shtëpitë e një personi në fshatin Plloqicë të M...
-
Një burrë rrah familjaren në Prishtinë
Një burrë ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj familjares së tij në Pris...
-
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e c...
-
Publikoi fotografi me ạrmë në rrjetet sociale, arrestohet një person
Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi kishte publikuar fotografi me p...