Sport

Jep dorëheqje trajneri i skuadrës nga Superliga

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 19 October 2019

Artim Shaqiri nuk do të jetë më trajner i Flamurtarit të Prishtinës. Tekniku strugan ofroi dorëheqjen e tij para ndeshjes me Drenicën, ndërkohë që atë e konfirmoi pas saj.

“Kjo për mua ishte ndeshja e fundit te KF Flamurtari. Lajmin ua kam kumtuar drejtuesve të klubit dhe nuk ka kthim prapa”, deklaroi Shaqiri.

46 vjeçari komentoi edhe barazimin ndaj Drenicës, teksa zbulon se çfarë bisedoi me futbolistët në dhomat e zhveshjes.

-Advertisement-

“Në pjesën e parë nuk luajtëm ashtu siç ishim marrë vesh. Në dhomat e zhveshjes biseduam me futbollistët dhe patëm një fytyrë krejtësisht tjetër”, deklaroi Shaqiri për “Super Sport Kosova”.

Flamurtari barazohet me Ferizajn në renditjen tabelare me nga nëntë pikë, por që mbetet në zonën e rrezikshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera