Lajme

Jep dorëheqje kryetari i degës së AAK-së në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 03 May 2021

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sot ka qëndruar në Pejë, siç e quan ai “në qytetin tim të zemrës.”

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas konsultimeve me kryetarin e degës së Pejës, Arbër Grabovci, i cili këto ditë, sipas tij, po përballet me disa sfida të natyrës personale, ka pranuar dorëheqjen e tij nga kandidatura për kryetar të komunës dhe nga detyra e kryetarit të degës.

“Deri në Kuvendin e degës, detyrën e kryetarit do ta ushtrojë njëri nga nënkryetarët, sipas statutit të Aleancës”, bëri të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë.

-Advertisement-

“Falënderoj përzemërsisht z. Arbër Grabovcin, për angazhimin e tij jetësor në Aleancë dhe e çmoj lartë gatishmërinë e tij për të vazhduar më tej detyrën si asambleist i AAK-së në Kuvendin Komunal”, shkroi Haradinaj ndër të tjera në llogarinë e tij Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera