Jep dorëheqje anëtarja e VV-së në Drenas: Vetëvendosja e vërtetë në Drenas është Ramiz Lladrovci
Autori: Samire Jaha 11:02 | 01 October 2024
Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje – Dega në Drenas, Flota Bujupi, ka dhënë dorëheqje nga anëtarësia e këtij subjekti politik.
Ajo në një deklaratë për Infokus konfirmoi se pas dorëheqjes së saj, do t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë.
“Po unë do të bashkëngjitem me Partinë Demokratike të Kosovës”, tha shkurt Bujupi për Infokus.
Ndërkaq, ajo dorëheqjen e saj nga kjo parti e lajmëroi edhe përmes një postimi në “Facebook”, ku ka treguar edhe arsyen e largimit.
“Pavarësisht angazhimit tim të sinqertë dhe dëshirës për të kontribuar në arritjen e qëllimeve të përbashkëta, kam hasur në një mospërputhje të thellë vlerash dhe qëndrimesh me drejtimin e dhënë nga udhëheqja e tanishme. Kjo qasje e drejtimit, e cila ka rezultuar në një klimë të pakënaqësisë dhe mungesë transparence brenda organizatës, ka ndikuar drejtpërdrejt në efektivitetin e punës sonë dhe në bashkëpunimin e brendshëm. Për këtë arsye, nuk e shoh të arsyeshme të vazhdoj të jem pjesë e një strukture që nuk përfaqëson më parimet për të cilat kam luftuar dhe jam angazhuar”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Madje ajo ka thënë se “Ramiz Lladrovci është Vetëvendosja e vërtetë në Drenas!”.
“Njëherit dua të theksoj se do jem mbështetëse e parezervë e kryetarit aktual të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci!”, ka shkruar më tej Bujupi.
E po ashtu dorëheqje nga kjo parti politike ka dhënë edhe kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Naim Qorri.
Ai përmes një postimi ka thënë se pas vendimit të tij për largim, njëjtë kanë vepruar edhe dhjetëra delegatë të degës dhe aktivistë të qendrës në Drenas.
“Kohët e fundit, kemi përjetuar situata të padurueshme, aspak demokratike dhe denigruese nga udhëheqja e qendrës sonë, veçanërisht nga Qendra në Prishtinë me në krye Enver Dugollin. Kryetarja Egzona Tërdevci, që nga ardhja e saj në krye të degës sonë, ka instaluar një sjellje jo të shëndetshme në lëvizje, dhe së bashku me Enver Dugollin kanë punësuar individë në ndërmarrje publike dhe ministri të ndryshme në mënyrë të pandershme. Këta dy individë morën degën me 6000 vota në zgjedhjet qendrore, dhe për herë të parë morëm pesë asamblistë në zgjedhjet lokale. Megjithatë, për shkak të mos trajtimit të duhur të kërkesave, dy prej tyre tashmë nuk janë më pjesë e Lëvizjes”, ka shkruar Qorri në “Facebook”.
Po ashtu Qorri duke njoftuar për largimin edhe të dhjetëra aktivistëve të VV, u shpreh i zhgënjyer me punën e partisë në pushtet.
Madje ai hodhi akuza të rënda për deputetin e VV-së Enver Dugollin, ku tha se i njëjti ka “punësuar individë në ndërmarrje publike dhe ministri të ndryshme në mënyrë të pandershme”.
“Zonja Egzona Tërdevci dhe zoti Enver Dugolli mbajnë përgjegjësi për:
1. Humbjen e imazhit të degës dhe mbi 70% të anëtarësisë;
2. Manipulimet me punësime në ndërmarrje publike dhe emërime politike të personave jo meritorë;
3. Mos trajtimin e kërkesave të kryesisë, që ka sjellë humbjen e dy asamblistëve të votuar në Lëvizje, duke lënë vetëm tre nga pesë që kishim, dhe një prej tyre është gjithashtu në dilemë;
4. Ndikimin e tyre në pronat publike të Drenasit, që janë dhënë në shfrytëzim tek të afërmit e ish-asamblistit të VV-së, përfshirë Stacionin e Trenit;
5. Mosfunksionimin e zyrës në Drenas dhe mungesën e aktivitetit koherent”, ka shkruar ai ndër të tjera.”./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...