Rozë

Jennifer Aniston s’po kërkon dashuri të re

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 26 February 2018

Duket se Jennifer Aniston do të ambientohet në jetën e beqarëve pas ndarjes së saj nga Justin Theroux.

Pas ndarjes nga Theroux pas dy vjetësh e gjysmë martesë, një burim i afërt me aktoren ka bërë të ditur se aktorja nuk po kërkon një dashuri të re.

“Ajo duket se nuk do të dashurohet së shpejti”, ka thënë burimi kur është pyetur nëse Aniston ka plane që të nisë të dalë në takime.

-Advertisement-

Në fakt, ajo është krejtësisht e fokusuar në karrierën e saj tani.

I njëjti burim tha poashtu se aktorja 49 vjeçare ishte “me të vërtetë e shqetësuar” për mënyrën se dukej ndarja nga bashkëshorti dhe kishte frikë se mund të “shkatërronte gjithçka”.

“Ajo urren thashethemet derisa ka qenë duke punuar shumë fuqishëm në projektet e saj të reja. Jennifer ende kujdeset për imazhin e saj. Ajo punon shumë për karrierën e saj”, citohet të ketë thënë një person i afërt me të.

Pas ndarjes, një nga thashethemet që bëri bujë më së shumit ishte mundësia që Aniston të rikthehej në lidhje dashurie me ish-bashkëshortin e saj tjetër, Brad Pitt që poashtu është beqar, pas ndarjes nga Angelina Jolie në muajin shtatot të vitit 2016.

Por duket se gjithçka mbeti vetëm lajm në mediat rozë, pasi shumë burime konfirmuan se ndonëse janë duke komunikuar, Aniston dhe Pitt nuk janë në lidhje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera