Jeni djegur nga dielli? Ja tri mënyrat më të mira për të larguar dhimbjet
Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 01 August 2017
Kur dilni jashtë, është e domosdoshme të vendosni krem kundër diellit, ta aplikoni atë herë pas here (thuajse çdo dy orë) dhe ta përdorni llojin e duhur të kremit.
Por është shumë e lehtë të harroni ta mbroni veten, e veçanërisht kur fillojnë muajt e nxehtë të verës dhe dilni nga shtëpitë e errëta, shkollat dhe zyrat dhe drejtoheni në plazhin me diell.
Si rezultat i kësaj, miliona njerëz çdo vit “puthen” nga rrezet ultravjollcë dëmtuese të diellit dhe pësojnë djegie.
Djegiet nga rrezet e diellit krijojnë dhimbje të madhe dhe mund të zgjasin më shumë se një javë, prandaj njerëzit janë të prirë të provojnë thuajse çdo gjë për t’i larguar këto dhimbje.
Dr. Erin Gilber, dermatologe e certifikuar në Nju Jork, i ka tri këshilla në atë se çfarë funksionon e çfarë jo në këso raste.
“Nëse jeni djegur nga dielli, çfarë do të bëni? … Cila është gjëja më e mirë që duhet bërë? Gjëja e parë që duhet ta bëni është të largoheni nga rrezet e diellit për sa më shumë që mundeni gjatë javës së ardhshme.
Kjo për shkak se trupi përpiqet ta shërojë vetveten, ndërsa ekspozimet ekstra në rrezet ultravjollcë vetëm sa i dëmtojnë qelizat tuaja dhe i vrasin ato, duke e zgjatur dëmin dhe dhimbjen. Mos harroni se djegia e lëkurës e rrit edhe kancerin e lëkurës.
Gjëja e dytë që mund të bëni është të vendosni lecka pastrimi në frigorifer, të zhytura në qumësht, dhe t’i aplikoni në zonat ku ju ka djegur dielli. Kjo ka efekt ‘ftohës’ dhe e largon nxehtin e shkaktuar nga djegia e diellit”,- ka treguar ajo.
Dr. Gilber gjithashtu ka treguar se ekstraktet nga aloe vera ndihmojnë në zbutjen e dhimbjes.
Të tjera
-
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi prezantohet nga LDK me numër 11
Xhafer Gashi kryetari i Komunës së Obiliqit, është një prej kandidatëve për d...
-
Bedri Hamza: Vota për mua dhe PDK-në nënkupton paga dhe pensione dinjitoze për të gjithë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është s...
-
Duartrokitje e brohoritje për Lendita Bekteshin nga LDK-ja
Lendita Bekteshi, nënkryetarja e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ësh...
-
LDK hap zyrtarisht fushatën, Abdixhiku premton 500 milionë euro investime
Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarisht ka nisur fushatën e saj zgjedhore, pë...
-
PDK prezanton Shahin Dervishajn, kandidatin për deputet me numër 77
Biznesmeni i njohur kosovar në Gjermani, Shahin Dervishaj është një prej kand...
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...
-
PDK-në nuk po e zë salla “1 Tetori”
Partia Demokratike e Kosovës, pas pak minutash, do të hapë zyrtarisht fushatë...
-
PDK mbush plot sallën 1 Tetori në Prishtinë, hapet zyrtarisht fushata
Përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur tashmë në sallën 1...
-
“Gati për të vazhduar raportin Francë Kosovë” – Ambasadori Guerot kthehet në Prishtinë pas takimit me Macron në Paris
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur...
-
Kurti nis fushatën me Ferdonije Qerkezin, Zogaj: Duhet pasur karakter të fortë të mashtruesit për të bërë diçka të tillë
Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka komentuar një fotografi që Kurit e ka publ...
-
“Po punohet cep më cep” – Durmishi bën fushatë edhe me pastrimin e rrugëve nga bora
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfrytëzuar pastrimin ...
-
KQZ funksionalizon platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e ...