“Jeni betu para Albin Kurtit”, “S’kam qenë asnjëherë deputet i Kosovës” – përplasje në parlamentin serb
Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 20 March 2024
Ish-kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe se ai nuk është ministër i Kurtit.
Në këtë mënyrë ai ka tentuar të mohojë se i është betuar shtetit të Kosovës, raporton Nova.
Në vazhdim të seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë, shefi i grupit parlamentar Kryengritja ekologjike, Aleksandar Jovanoviq Cuta, foli për “tradhtarët” dhe me atë rast iu drejtua Goran Rakiqit, tash deputet i SNS-së në parlamenti republikan.
“Ja pak kush është tradhtar, kush është patriot”, ka thënë Jovanoviq dhe më pas i është drejtuar ish-kryetarit të Listës Serbe.
“Zoti Rakiq, ju deri dje ishit kryetar i Listës Serbe. Më vjen mirë që je këtu. Unë do t’ju lexoj betimin për shtetin e Kosovës, të cilin e keni bërë”, tha Jovanoviq dhe më pas lexoi betimin.
“Kush iu betua Kurtit për shtetin e pavarur të Kosovës? Ti ose unë? Për çfarë më shikoni mua, çfarë nuk është e qartë?”, pyeti Jovanoviq.
Aty thuhet:
“Unë, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se do ta kryej detyrën time me nder dhe besnikëri dhe do ta përfaqësoj popullin me dinjitet dhe se do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve”. Se do të marr përsipër të mbroj dhe respektoj kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit, të mbroj integritetin territorial dhe integritetin institucional të Kosovës, të garantoj liritë dhe të drejtat e njeriut në përputhje me ligjet e vendit”.
Rakiq iu përgjigj kështu:
“Turp t’ju vijë zoti deputet, se pasi e lexuat atë betim ju derdhët një kovë plot, nuk dua të them, çfarë këtu në Kuvend. Padyshim që keni diarre, diarre mendore zoti Cuta. Nuk kam qenë asnjëherë deputet i Kuvendit të Kosovës. Unë e kam bërë betimin para popullit serb, para deputetëve të Listës Serbe dhe ju e dini mirë që Kurti nuk më ka zgjedhur asnjëherë për ministër. Ai ministër nuk është Rakiq, por Rashiq dhe ky është njeriu juaj”.
Të tjera
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...