Sport

“Jemi të shkatërruar”/ Tottenhami në zi, Conte humbet krahun e djathtë

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 06 October 2022

Është ndarë nga jeta Gian Piero Ventrone, përgatitësi atletik i Tottenhamit.

62-vjeçari ka ndërruar jetë në Napoli mëngjesin e sotëm, pasi vuante nga leucemia, lajm që e ka marrë vesh pak ditë përpara se të shuhej.

“Jemi të shkatërruar për vdekjen e trajnerit atletik Gian Piero Ventrone. Do të na mungojë të gjithëve në klub.

-Advertisement-

Mendimet tona shkojnë për familjarët dhe miqtë e tij në këtë moment të trishtë”, shkruan klubi anglez në rrjetet sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera