Shëndetësi

Jemeni rrezikon përhapje alarmante të kolerës

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 23 May 2017

Organizata e bamirësisë Save The Children, ka paralajmëruar që ekziston rreziku për një epidemi të madhe të kolerës në Jemen, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Afërsisht 250 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje vetëm gjatë muajit të fundit, përderisa dyshohet që qindra të tjerë janë prekur nga kjo sëmundje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë që sëmundja që vjen nga uji, është duke u përhapur në një shpejtësi alarmante në qytetin e shkatërruar nga lufta.

-Advertisement-

Sanaa është zona më e prekur, ku edhe është shpallur gjendje emergjente në pjesën e kontrolluar nga rebelët, javën e kaluar.

Sipas Save The Children, qindra njerëz mund të vdesin nga kjo sëmundje që mund të trajtohet lehtësisht, përderisa ka theksuar që më shumë se dy milionë fëmijë të keq-ushqyer janë në rrezik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera