Sport

Java e befasive në Serie A, pas Interit dështon edhe Roma

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 27 August 2018
Roma dhe Atalanta kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.

Skuadrat u ndanë me barazim 3:3.

Roma e nisi më mirë ndeshjen për të kaluar në epërsi qysh në minutën e dytë të takimit, me anë të Javier Pastores.

Goli erdhi si “dush” i ftohtë për Atalantan e cila menjëherë u këndjell dhe mori lojën nën kontroll, për të shënuar dy gola të shpejtë me anë të Castagne (19’) dhe Rigoni (22’). Kurse 16 minuta më vonë, ishte përsëri Rigoni që realizoi tjetër gol, për të shkuar në pushim me rezultat 1:3.

-Advertisement-

Në pjesën e dytë ishte një Romë shumë më kërkuese se ajo e pjesës së parë dhe në minutën e  60’ ishte Florenzi që pas një asistimi të Dzekos shënoi për të ngushtuar epërsinë.

Roma nuk u ndal së kërkuari dhe në minutën e 82, Kostas Manloas shënoi për të barazuar shifrat në 3:3.

Është kjo ndeshje që na bënë të besojmë se Serie A po rikthenë spektaklin e dikurshëm.

Roma dhe Atalnta tashmë grumbullojnë nga katër pikë secila dhe gjenden në pozitën katër (Atalanta) dhe pesë (Roma).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera