Lajme

Jasharaj vendos një kusht për marrëveshje me Qeverinë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 18 August 2022

Kryetari i këshillit grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Punëtorëve, Rrahman Jashari, theksoi se me gjithë vendimin për grevë, qeveria i ka dyert e hapura që të ftohet këshilli grevist dhe të arrihet marrëveshja.

Sipas Jasharit, pika kyçe për t’u bërë marrëveshja me qeverinë Kurti është të fillohet me 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për pagat.

“Qeveria Kurti mbajti pozicion të gabuar ndaj sindikatave dhe na solli në këtë moment kur ne jemi të shtyrë të fillojmë me grevat nga 25 gushti. Këtë grevë që nuk e dëshiruam, do të jenë të përfshirë edhe administrata edhe sektorë të tjerë, e unë po flas edhe për SBASHK-un, që nga çerdhet e pastaj greva do të kemi edhe në universitet… E keqja e madhe është se këtë ‘projektligj të kryer’ asnjë përfaqësues i asnjë sindikate nuk e ka parë dhe ne nuk mund t’i duartrokasim këtij projektligji pa e parë dhe e vërteta është që asnjë herë nuk jemi përfshirë në takime e dialog për të parë çfarë projektligji po na përgatitet”, theksoi ai.

-Advertisement-

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dje ka njoftuar se kanë proceduar në Qeveri Projektligjin për Pagat dhe atë për zyrtarët publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera