Jasharaj: Nagavci s’po pranon të na takojë, po mban inati karshi nesh
Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 22 May 2024
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari thotë se i kanë dërguar letër përsëri ministres Nagavci për një takim, mirëpo nga e njëjta nuk po marrin përgjigje
Jasharaj thotë se ministrja qëllimshëm nuk dëshiron t’i takojë dhe të bisedojnë, sepse sipas tij, ajo po mban inati që nga greva e shtatorit të vitit 2022.
“I kemi dërguar edhe një letër ministres së MASHT-it, Arbërie Nagavci për takim mirëpo nuk kemi marrë ende përgjigje, po presim për një takim pune në mënyrë që kërkesat që veçse i kemi bërë publike t’i vendosim në tavolinë dhe të diskutojmë për to. Mirëpo, nga e kaluara, tash e dy vite, kemi një përvojë të keqe ngase edhe përkundër kërkesave tona Nagavci nuk është përgjigjur që të takohemi. Ministrja po e mban inatin e grevës së shtatorit të vitit 2022, kjo është keq sepse pa dialog ka pastaj tensione dhe pakënaqësi të mëdha. Për këtë arsye ajo nuk po dëshiron të takohet me ne”, tha Jasharaj.
Mirëpo, ai konsideron se ajo do duhej të ishte zëri i kërkesave të tyre tek Qeveria, marrë parasysh që ato kërkesa janë legjitime.
“Mirëpo ajo është ëshë numër një në arsim ajo është dashur ta ngritë zërin edhe në takimin e Qeverisë, të ulet me ne të bisedojë dhe t’i marrë kërkesat tona që janë shumë legjitime dhe t’i drejtoj tek ekzekutivi duke kërkuar realizimin e tyre”, tha tutje ai për “Front Online”.
“Pakënaqësit janë shtuar edhe më shumë kur ministri Murati bashkë me kryeministrin Kurti nuk i dëgjuan kërkesat e sindikatave për rritjen e koeficientit, ata e bënë atë nga 105 në 110 që ishte ironike. Pastaj edhe pakënaqësitë për kushteve të punës sepse shkollat tona nuk janë të shek.21 dhe kjo po u krijon probleme kolegëve tanë që të arrijnë rezultatet e pritura”, tha Jasharaj.
Jasharaj i lutet anëtarësisë të mos kenë kërkesa për të hyrë në grevë në këtë vit shkollor sepse kjo do e dëmton
“Unë i lus publikisht që anëtarësia të mos kenë kërkesa për të hyrë në grevë në këtë vit shkollor ngase ky vit shkollor është dëmtuar kogja shumë me fillim, që nga mungesa e teksteve shkollore dhe çdo grevë do ta dëmtont edhe më shumë procesin mësimor. Por edhe nuk mund të garantoj që kjo nuk do jetë kërkesë e anëtarësisë sonë për shtatorin e e ardhshëm shkollor”, tha për fund Jasharaj.
Të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës. ...
-
Tri ligjet për të cilat reaguan Ambasadori gjerman dhe Zyra e BE’së nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh, është nga rajoni i Mitrovicës – për momentin po i bastiset banesa
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të het...
-
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, me fillim nga ora 10:00. ...
-
Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua – për çfarë e ka fjalën Blerim Latifi?
Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga ...
-
Klinaku: Kurti mashtrues, bëhet kinse i vë kusht për dorëzimin e Radojiçiqit në anën tjetër koordinohet me të
Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues, ...
-
Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit
Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i...
-
Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke fol...
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...