Lajme

Jasharaj i vendosur: Greva do të vazhdojë derisa të ketë zgjidhje

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 04 September 2022

Greva në arsim do të vazhdojë edhe gjatë së hënës.

Kështu bëri të ditur Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“Këtë e kemi bërë të ditur edhe gjatë takimit të djeshëm me presidentën Vjosa Osmani. Ne i kemi kërkuar edhe presidentës që ta shfrytëzojë autoritetin e saj për të gjetur zgjidhje. Nuk është se kemi arritur ndonjë rezultat në këtë takim. Qeveria nuk po dëshiron dialog” – tha Jasharaj.

-Advertisement-

Ai theksoi se greva do të vazhdojë derisa të mos ketë zgjidhje.

“Ne i kemi bërë të ditura kërkesat tona. 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të pagave. 50 eurot e ofruara nga qeveria konsiderojmë se nuk i mbulon kërkesat tona. Ne e përgëzojmë qeverinë për pakon e miratuar por kjo nuk i plotëson kërkesat tona. Ligji i pagave po vonohet ndërsa ju po e shihni se çmimet po rriten çdo ditë”, tha ai për Klankosova.tv

Kreu i Këshillit Grevist të BSPK-së shtoi se për mbylljen e grevës do të njoftohet opinioni publik me kohë.

“Ne shpalljen e grevës e kemi bërë në mënyrë publike para mediave dhe po ashtu sapo të ketë ndonjë zgjidhje do të njoftojmë publikisht edhe përfundimin e saj para media. Orarin prej 09:00 -12:00 e kemi caktuar për shkollat, çerdhet dhe administratën e universiteteve dhe ky orar do të vazhdojë të jetë i njëjti” – shtoi kreu i Këshillit Grevist të BSPK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera