Lajme

Jasharaj i bën ftesë Kurtit t’i bashkohet SBASHK-ut: Nëse punët si kryeminstër nuk t’dalin boll, bëhu anëtar i joni

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 06 December 2021

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke i atakuar sindikata ka shkelur ligjin për organizimin sindikal.

Jasharaj madje e ka ftuar kryeministrin Kurti që të bëhet anëtar i SBASHK-ut, nëse punët si kryeministër nuk po i mjaftojnë.

“I nderuar Ramabaja, kryeministri i Kosovës nuk e ka asnjë drejtë, madje e ka shkelur ligjin mbi organizimin sindikal, duke atakuar sindikatat. Nëse atij i pëlqen sindikata, dhe nuk i del boll detyra që e ka si kryeminisër, dhe ka lënë plot premtime të parealizuar. Unë po ia jepi një mundësi le të bëhet anëtari i SBASHK-ut, pastaj e fiton të drejtën që të votojë dhe të jetë kandidat për t’u zgjedhur”, shtoi Jasharaj.

-Advertisement-

Ai madje tha se tendencat e Kurtit për t’i kapur sindikatat do t’i shkojnë huq.

“Tendenca e tij për t’i kapur sindikatat do t’i shkojë huq”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera