Jasharaj: Gjatë qeverisjes Kurti, asnjë kërkesë e punëtorëve nuk është realizuar

Autori: Gazeta inFokus
13:12 | 10 January 2025
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka shprehur zhgënjimin e tij për qasjen e qeverisë Kurti ndaj kërkesave të sindikatave dhe punëtorëve në sektorin publik.
Sipas tij, gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë moment pozitiv që do të veçohej për të mirën e punëtorëve.
“Që nga fillimi, qeveria ka pasur një qasje kundërshtuese ndaj kërkesave të punëtorëve, qofshin ata në sektorin e arsimit, policisë apo zjarrfikësve. Madje, ka pasur momente kur kjo qasje ka qenë armiqësore, me përpjekje për të shuar sindikatat”, deklaroi Jasharaj, në Klan Kosova.
Ai shtoi se kërkesat e sindikatave janë bërë publike, janë dërguar përmes shkresave zyrtare dhe janë mbështetur me protesta, por asnjëherë nuk janë marrë parasysh nga qeveria.
“Kërkesat tona janë legjitime dhe sindikale. Nëse ka probleme në sektorin e arsimit, përgjegjësia bie mbi MAShTI-n, sepse punëtorët nuk i zgjedhim ne, theksoi Jasharaj.
Megjithatë, ai nënvizoi se gjendja në arsim nuk është aq e dobët sa paraqitet nga disa, por ka nevojë për përmirësime të mëtejshme për të siguruar standarde më të larta.

Të tjera
-
Temperatura të larta, parashikimi i motit për nesër
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe me temperatura të larta. ...
-
Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se rrugët që lidhin ...
-
Serbët bllokojnë rrugën Rashkë-Jarinjë, qarkullimi në kufi me Kosovën thuajse i ndaluar
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se disa qytetarë të na...
-
Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës
Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë. Kjo...
-
Hoxhaj tha se e mbështet një koalicion me VV’në, Çitaku: Befasi deklarata e tij, qëndrim i ri
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar ditë më parë se do ta votont...
-
Putin dhe Macron zhvillojnë bisedën e parë pas gati tri vjetësh, presidenti francez bën thirrje për armëpushim në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e zhvilloi një telefonatë “të rëndësishm...
-
Miratohet në Senat “Projektligji i madh dhe i bukur” i Trump
Pas pothuajse 27 orësh dhe 46 votave për amendamentet, republikanët e Senatit...
-
Takimi me Netanyahun javën e ardhshme, Trump jep detaje rreth temave që do të diskutohen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të ...
-
Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njo...
-
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka t...
-
Shfaqej me ar*më në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi
Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shti...
-
Rama njofton për nisjen e zbatimit të plotë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga sot ka nisur zbatimi ...