Sport

Jashanica dhe Nimaga largohen nga Skënderbeu në janar

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 07 October 2017

Skënderbeu vazhdon të konfirmojë faktin se është skuadra për tu marrë shembull në futbollin shqiptar. Përveç miliona eurove që ka fituar deri tani për kalimin në grupet e Europa League, skuadra korçare vazhdon të arkëtojë jo pak edhe me shitjet që kryen herë pas here. Peter Olayinka, Bernard Berisha, Agim Zeka dhe Liridon Latifi janë shitjet e deritanishme, që kanë mbushur arkën e klubit, por bardhekuqtë nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq. Drejtuesit kanë një plan të qartë për të tjera shitje.

Sport Ekspres ka zbuluar se në muajin janar, pra në merkaton më të afërt, Skënderbeu pritet te shesë dy lojtarë, një qendërmbrojtës dhe një mesfushor. Nga burime pranë gazetës mësohet se Bajram Jashanica dhe Bakari Nimaga janë dy emrat që në muajin janar pritet të shiten mbi 1.5 milion euro të dy bashkë.

Në fakt, vetë Jashanica e ka thënë publikisht se në muajin janar do të largohet nga Skënderbeu në një kampionat europian, por një gjë të tillë e ka thënë edhe Bakari Nimaga. Ka kohë që në adresë të dy futbollistëve kanë ardhur oferta konkrete dhe presidenti Ardjan Takaj duket se po i vlerëson në këtë moment. Vlera e këtyre dy lojtarëve është rritur ndjeshëm pas paraqitjeve të shkëlqyera në Europa League.

-Advertisement-

Kjo dyshe lojtarësh është gati të lërë Skënderbeun, ndërkohë që të tjerë futbollistë do të shiten në verë, ku mendohet të jetë radha e Enis Gavazajt, lojtarit që ka shkëlqyer në Europë dhe në javët e para të kampionatit, por që tani ka pësuar një dëmtim dhe kthehet pas 3 javësh.

Projekti i Skënderbeut duket se po jep fryte dhe klubi korçar është bërë vërtet europian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera